25.10.2023 - 11:28
Policia e Kosovës ka kryer bastisje mëngjesin e së mërkurës në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Kontrollet lidhen me hetimet që po vazhdojnë për sulmin terrorist në Banjskë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, është shprehur për mediat në Kosovë se deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar nga aksioni i sotëm policor në veri të vendit.
Nga sulmi i 24 Shtatorit mbeti i vrarë një polic ndërsa u plagosën dy të tjerë.
Nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, u vranë tre terroristë serbë ndërsa disa u kapën dhe ndodhen në paraburgim.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kërkesa e Kurtit ndaj komandantit të NATO
“Kërkoj forcat shtesë të KFOR të ruajnë kufirin”
Ambasadori i SHBA në Prishtinë
“Do të marrim masa pasi të vërtetohet kush qëndron pas sulmit të 24 shtatorit”
Takimet me Kurtin dhe Vuçiç