MENU
klinika

Përleshja në Kuvend

Preç Zogaj: Skena të përsëritura, muzikë e vjetër!

31.10.2023 - 11:35

Preç Zogaj ka komentuar përleshjen që ndodhi sot në Kuvend, duke e quajtur një “muzikë të vjetër” që nuk prodhon ndonjë gjë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Zogaj tha se opozita ka nevojë të flasë dhe bllokimi i Parlamentit nuk është një zgjidhje për të.

“Janë skena të përsëritura, parlamentarizmi shqiptar i ka konsumuar me kohë, tingëllojnë si muzikë e vjetër. Opozita më parë ka bërë akte ekstreme, ka braktisur Kuvendin dhe zgjedhjet.

Nuk gjykoj se kush e ka fajin aty, por në thelb mendoj se durimi nuk është i dëmshëm, nëse ke vërtet diçka për të thënë.

Kjo opozita, që ka diçka për të thënë, duhet të synojë t’i thotë ato, të lejojë foltoren dhe seancën.

Bota është plotë me ngjarje këtë periudhë. Ne jemi pjesë e një anije të madhe, zënkat tona këtu ngjajnë si disa njerëz që zihen në kabinën e tyre”, tha Zogaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend


Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit