MENU
klinika

“Europa po hyn në erën e ribashkimit”

Presidenti Macron në Tiranë: E ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në BE

17.10.2023 - 11:28

E ardhmja e Shqipërisë është plotësisht në Europë, tha presidenti francez Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Macron: Kjo vizitë është një formë riangazhimi e Francës në vendin tuaj dhe në rajon. Ishte një gabim i thellë që prej viti 1912 asnjë president i Republikës Franceze nuk kishte ardhur. Dua të shoh nga e ardhmja. Delegacioni që më shoqëron tregon për vullnetin tonë. Isha shumë i lumtur që i dorëzova dekoratën Kadaresë. Isha i lumtur për darkën, që shoqërohej nga performanca e Prelocaj.

Ecim bashkarisht për liceun francez të Korçës.

Shpresojmë të jemi në anën tuaj në ambicien tuaj për turizmin. Franca do të angazhohet që të formojë shqiptarët e rinj në zanatet. Kemi vullnetin për të hapur shkollën 42 për zanatet digjitale. Do ta zhvillojmë Shqipërinë në reformën ekonomike.

210 milionë euro janë hedhur që prej viti 2019 dhe më shumë do të hidhen deri në 2027 sipas prioriteteve tuaja.

Gëzohem për ato që kemi arritur në bashkëpunimin e kriminalitetit.

Do të vazhdojmë të ecim përpara me këtë dinamikë. Jam i bindur që vendi juaj është i ankoruar në Europë. Të jem me ju sot, është të shpreh një moment të rëndësishëm të kohës historike që po jeton Europa. Po hyjmë në një erë të re. Në erën e ribashkimit!

Edhe ju e thatë që jeni një popull që e do Europën, mendoj se kjo është kryesorja. Ky bashkim është për popujt sovranë që e kërkojnë. E ardhmja juaj është plotësisht në Europë. Synojmë një bashkim mes të ngjashmish, ku të flasim për çështje të përbashkëta.

Nëse Europa do ta mendojë veten si fuqi, ka nevojë të ribashkohet. Nuk është dhuratë që po i bëhet Shqipërisë, është mirë për ju, është mirë për ne. Ju keni vullnetin për ta mbartur këtë ambicie.

Këtu vë re në dashuri për dinjitetin njerëzor, këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është t’ju shoqërojmë me respekt. Shpresojmë të gjejmë rrugën e ribashkimit,, përndryshe do të jetë rreziku që këto procese pafund të dekurajojnë vendet. Nuk është ajo që dua unë. Kam qenë gjithnjë i sinqertë. Kjo është jeta e popujve, ne jetojmë në kohë pasionesh. Dua që Europa jonë të jetë mjeti që vendi juaj të ecë përpara në rrugën e emancipimit, në rrugën e pavarësisë ushtarake e teknologjike. Jam i bindur që epoka që po hapet është ribashkimi i Europës sonë.

Ju falënderoj për atë që ndjej këtu, për forcën e ëndrrës europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN