Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin për vitin 2024, ndërsa ministri i i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete ka prezantuar në një dalje për mediat projektbuxhetin, ku u shpreh se do të financohet dhe indeksimi i pensioneve.
Ministri u shpreh se do të vijojë mbështetja dhe për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për ta.
Në këtë skemë përfshihen pensione, ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë, pagesa e papunësisë, asistenca sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj”
“Gjithashtu financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Vijon mbështetja për mbrojtjen sociale dhe shtresat në nevojë, duke alokuar rreth 33%, 1/3 e shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj”, tha Mete.