MENU
klinika

Apartamente, tokë dhe makinë

Prokuroria e Lezhës sekuestron pasuritë e një të dënuari në Angli

30.10.2023 - 15:37

Prokuroria Lezhë ka sekuestruar 9 pasuri të të dënuarit nga autoritetet Angleze për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, Gjovalin Kozhuta, si dhe të familjarëve të tij.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, pasuritë dyshohen se janë krijuar nga veprimtaria kriminale. Kozhuta është i dënuar nga autoritetet e drejtësisë Angleze për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal dhe pasuritë e mëposhtme përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro.

Nën sekuestro janë vënë:

– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);

– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.