MENU
klinika

"Mollë sherri" një djalë...

Pse fansat e Taylor Swift po sulmojnë Olivia Wilde?

09.10.2023 - 12:56

Swifties po sulmojnë Olivia Wilde pasi aktorja publikoi një postim nga Twitter që kishte të bënte me lidhjen e re të Taylor Swift me futbollistin Travis Kelce.

“Do të doja që Taylor Swift të ishte dashuruar me një shkencëtar të klimës,” lexohej në postim, i cili ka bërë që fansat e këngëtares të shpërthejnë kundër Olivia-s.

Pse fansat e Taylor Swift po sulmojnë Olivia Wilde?

“Po ti pse u lidhe me Harry Styles atëherë?” ironizoi dikush duke iu referuar lidhjes së mëparshme të aktores me Styles, gjithashtu ish-i dashuri i Taylor Swift. “Kur ishe e lidhur ti me Harry Styles nuk pamë që të përmirësohej shtresa e ozonit,” tha një tjetër.

Autorja e postimit, aktorja e “Westword”, Katja Herbers, shpjegoi më tej në faqen e saj në X (ish-Twitter) se çfarë donte të thoshte me mesazhin e saj.

“Taylor do t’i bashkohej shkencëtarit të saj në një tubim për karburantet fosile dhe bota do të shpëtonte,” shkroi ajo, duke iu referuar ndikimit që këngëtarja ka te njerëzit.

Një përdorues vuri në dukje se postimi origjinal ishte “qartazi” një shaka, duke shkruar: “Çështja ishte se askush nuk po bën diçka për mjedisin.

Por, mesa duket, fansat e Taylor-it nuk e kuptuan mesazhin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trendi i ri në marrëdhëniet e dashurisë!

Pse vajzat tërhiqen nga meshkujt më të rinj?