MENU
klinika

Analiza

Pse ky ish-aleat i Trump mund të ndryshojë rrjedhën e gjyqit të tij?

27.10.2023 - 14:55

Mark Meadows, ish-shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump, i është dhënë imunitet i kufizuar ndërsa dëshmonte para një jurie të madhe në një padi kundër ish-presidentit për përpjekje për të sabotuar rezultatet e zgjedhjeve, duke bërë që ekspertët ligjorë të sugjerojnë se edhe ai mund t’i bashkohet listës së bashkëpunëtorëve të Trump që këndojnë si “kanarina” nën presionin e prokurorëve.

Kujtojmë se Meadows ishte një nga bashkëpunëtorët e Trump kundër të cilit Fani Willis, prokurori i rrethit të Fulton, ngriti akuza në gusht.

Lista e pjesëmarrësve përfshin ish-avokatin e Trump, Rudy Giuliani, si dhe Sidney Powell , Jenna Ellis dhe Kenneth Chesebro. Treshja e fundit tashmë ka pranuar fajësinë për rastin në fjalë.

Mark Meadows granted immunity in federal 2020 election case against Trump: report

Për më tepër, Ellis, të cilin prokurorët e akuzojnë se i dërgoi ish-presidentit udhëzime të hollësishme se si të qëndronte në mënyrë jokushtetuese në pushtet pas humbjes në zgjedhje, u zotua javën e kaluar se do të bashkëpunonte me Qarkun Fulton gjatë ndjekjes penale të të pandehurve të tjerë.

Ekipi ligjor i Donald Trump tashmë është përpjekur të bllokojë dëshminë e Mark Meadows, duke përmendur të ashtuquajturat privilegj ekzekutiv, i cili u jep titullarëve të presidencës dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të afërt të drejtën të fshehin disa informacione, që ata besojnë se mund të rrezikojnë sigurinë kombëtare nëse bëhen të ditura për publikun e gjerë.

Por gjyqtari Beryl Howell gjykoi se nuk kishte bazë ligjore për privilegjin në këtë çështje, prandaj Meadows u thirr në gjykatë.

Meadows thuhet se ka konfirmuar që ai ia kishte thënë disa herë Trumpit se akuzat për mashtrim zgjedhor ishin “krejtësisht të pabaza”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN