MENU
klinika

Nisur nga Maratona e Tiranës...

Pse të gjithëve na bën mirë pak vrap?

23.10.2023 - 08:21

Ditën e djeshme në kryeqytet u mbajt edicioni i 6 i Maratonës së Tiranës. Mbi 2500 vrapues vendas dhe nga e gjithë bota garuan në 4 kategori të ndryshme.

Thënë këtë, le të shohim pak gjithë të mirat që na sjell të vrapuarit, qoftë edhe për vetëm ca minuta.

Një studim i ri ka arritur në përfundimin se njerëzit që bëjnë 50 minuta vrap në javë kanë të njejtat përfitime, sa ata që vrapojnë për më shumë se 3 orë. Përfitmi: 3 vite më tepër jetë.

“Ky studim inkurajon njerëzit jo aktivë të marrin pjesë më tepër në aktivitetet fizike” thotë doktori D.C. Lee, udhëheqës i kërkimit dhe asistent/profesor në Universitetin e Iowa. Ai tha se studimi doli në dy përfundime të rëndësishme: vrapi mes 30 dhe 60 minutash në javë ka përfitime të ndjeshme në rritjen e jetëgjatësisë dhe këto përfitime i përafrohen atyre të vrapuesve në distanca të mëdha.

Krahasuar me ata që nuk vrapojnë, të gjithë vrapuesit kanë një risk 30% më të ulur të vdekjes dhe 45% më të ulur nga vdekja prej sëmundjeve të zemrës ose hemorragjisë cerebrale. Vrapuesit mesatarisht jetojnë 3 vjet më tepër krahasuar me ata që nuk vrapojnë. Rezultatet ishin të njejta pa pasur dallim se sa larg, shpesh dhe gjatë zgjat seanca e vrapit.

Gjithashtu, lidhur me modelet e sjelljes,  njerëzit që vraponin në mënyrë të vazhdueshme për 6 vjet kishin përfitimet më të mëdha: risk 29% më të ulët nga vdekja në përgjithësi dhe 50% më të ulët nga sëmundjet e zemrës dhe hemorragjia cerebrale.

Për studimin, Lee dhe 6 studiuesit e tjerë kërkuan prova mes vrapit dhe jetëgjatësisë nga të dhënat e një studimi të gjerë të kryer në mbi 55 000 të rritur të moshave nga 18 deri në 100 vjeç, në një periudhë 15 vjeçare. Gjatë studimit 3413 nga pjesëmarrësit vdiqën, duke përfshirë 1217 vdekje nga ndonjë sëmundje kardiovaskulare.

Ky studim duket sikur hedh poshtë atë të kryer nga Mid-America Heart Institute, i cili thekson se shumë vrap rrit rrezikun e vdekjes. Dr. Lee tha se nuk gjeti asnjë lidhje mes vrapimit dhe rritjes së rrezikut të vdeksmërisë.

Burimi: Yahoo! Health

Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru