MENU
klinika

Protestat “pushtojnë” kryeqytetet kryesore

Pse “zemra e Evropës po rreh më shumë” për Hamasin?

24.10.2023 - 11:22

Pas parullës “Palestina e lirë” dhe demonstratave pro Gazës që vazhdojnë prej ditësh në qytetet evropiane, po përhapet një ndjenjë antisemite nga Hamasi.

Nga Londra në Berlin, nga Marseja në Paris duke kaluar nëpër Milano dhe Romë, demonstratat që përfshijnë skajet radikale islamike po “shumohen”.

Një demonstratë e madhe u mbajt në Londër të shtunën me më shumë se 100,000 pjesëmarrës në mbështetje të Palestinës duke brohoritur thirrjet që Sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman i përcaktoi si “anti-semite”, si slogani “nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Proçesione u organizuan gjithashtu në Birmingham, Mançester dhe Kardif, të cilat çuan në arrestimin e dhjetë demonstruesve, por ajo që bie në sy janë flamujt e talebanëve dhe tabelat ku shkruhej “Ushtri myslimane! Çliro Palestinën!”, ndërsa disa nga të pranishmit bënë thirrje për xhihad.

Gjërat nuk janë më mirë në pjesën tjetër të Evropës, ku demonstratat e shumta pro Palestinës kanë degjeneruar në përleshje me policinë, ditët e fundit në Berlin qindra njerëz marshuan nëpër rrugët e qendrës me më shumë se njëqind e shtatëdhjetë arrestime dhe Polizei ka ka regjistruar që nga 7 tetori mbi 1100 krime në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Gazës.

Fatkeqësisht, as Italia nuk është e përjashtuar nga kjo lëvizje, siç u dëshmua nga demonstrata e së shtunës në Milano.

Ndërsa radikalizmi islamik përhapet në Evropë, një protestë surreale po zhvillohet në korridoret e Bashkimit Evropian nga një grup prej 850 punonjësish, të cilët i kanë shkruar presidentes së KE, Ursula Von der Leyen, duke shprehur shqetësimin për “mbështetjen e pakushtëzuar” për Izraelin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lufta e fundit zbuloi ndryshime në politikën e jashtme evropiane

Si u bë Evropa pro-Izraelit?

Procesi i paqes jep shumë pak efekte

Izrael-Palestinë, dy shtete apo një?