MENU
klinika

Fier/ Prokuroria nis hetim

Punonjëset e fabrikës protestojnë për rrogat

08.10.2023 - 10:58

70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” kanë protestuar dje para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhë prej dy muaj e 10 ditësh. Ato pohuan të indinjuara se kallëzimi ka më shumë se dy muaj që “fle” në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.

Ndërkohë sot Prokuroria e Fierit në një sqarim për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit “Ozgun Albania” shpk deklaron se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “Ozgun Albania” SH.P.K., me administrator E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.
Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.

Përfaqësuesit e “Koalicionit për punë të denjë” në mbështetje të kauzës së këtyre punëtorëve, në kuadër edhe të Ditës së Ndërgjegjësimit për Punëtorët e Fasonerisë, janë shprehur se qeveria shqiptare duhet të luftojë realisht padrejtësitë, indiferencën dhe shfrytëzimin e punëtorëve shqiptarë duke listuar njëherazi edhe disa kritere të cilat duhen respektuar në favor të punonjëseve të fasonerisë.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier