19.10.2023 - 20:18
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, i Yoav Gallad, kanë zbritur në terren dhe kanë takuar ushtarët izraelitë me qëllim për t’i inkurajuar për të vijuar luftën ndaj Hamasit.
“I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush. Ne do të vazhdojmë të luftojmë si luanë dhe do t’i japim një goditje të rëndë armiqve tanë për të fituar”, u tha lideri izraelit ushtarëve.
Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Gallad tha se “Së shpejti do ta shihni Gazën nga brenda”.
Izraeli u godit nga një sulm terrorist nga Hamasi mbrëmjen e 7 tetorit. Deri më tani raportohet për mijëra viktima nga të dyja palët.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Papa Françesku
“Terrorizmi dhe lufta nuk çojnë në asnjë zgjidhje”
Ambasada e Izraelit në SHBA nxjerr shifrat