MENU
klinika

Masat ndaj Kosovës

Qeveria franceze e përgënjeshtroi, Vuçiç falenderon Macron-in

17.10.2023 - 18:36

Ndonëse qeveria franceze përgënjeshtroi lajmin se Franca do të pezullojë liberalizimin e vizave për Kosovën, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk ka nguruar të falenderojë presidentin Emmanuel Macron për masat ndaj Kosovës.

Në një prononcim për mediat e huaja, Vuçiç tha se nuk dëshiron të komentojë masat e marra nga presidenti Macron pasi sipas tij është një vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Por Vuçiç nuk ka harruar të falenderojë Macronin për miqësinë që tregon ndaj Serbisë, raporton rts.rs.

“Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjska, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada”, tha Vuçiç.

Vuçiç duke folur nga Kina theksoi se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i zgjidhur gjërat përmes dialogut.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!