MENU
klinika

Çfarë problemi ka?

Qyteti i Lezhës, pa drita!

19.10.2023 - 13:39

Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës ka lënë pa energji elektrike qytetin e Lezhës dhe pjesën më të madhe të zonave rreth saj.

Stakimi i energjisë ka nisur në orën 9 të ditës së sotme dhe deri më tani është pa energji elektrike i gjithë qyteti dhe zonat përreth.

Sipas njoftimit të OSHEE e cila kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve, energjia elektrike do të rikthehet pas orës 15:00.