Kryeministri i vendit Edi Rama ka deklaroi se nëse muajt në vijim ruhet i njëjti trend si gjatë shtatorit shifrat që mund të kapë Shqipëria mund të mbërrijnë deri në 10 milionë turistë brenda këtij viti.
Kreu i qeverisë tha se gjithçka varet nga muaji dhjetori, “por me siguri do të kalohet shifra e 9 milionëve”.
Ramna theksoi se gjatë verës miq të tij që kanë ardhur nga jashtë i kanë kërkuar ndihmë se nuk gjenin dot një dhomë në gjithë bregdetin e Shqipërisë.
“Unë personalisht kam patur dy raste këtë verë, miq që më kanë ardhur nga jashtë që më kanë kërkuar t’i ndihmoj se nuk gjenin dot një dhomë në gjithë bregdetin e Shqipërisë. Tani, si e lidhim këtë me deklarimin që hoteli “x” apo “y” kanë qenë 60 apo 70 përqind të okupuar.
Hotelet duhet të përgatiten se vitin e ardhshëm do kenë referencë. Të gjitha do kenë një çmim reference. Ne kemi 1.1 milionë turistë në Shtator, shifra zyrtarë, nëse dhjetori do jetë në këtë trend ne mund të kapim 10 milionë turistë këtë vit. Po, me siguri do kalojmë nëntën, varet nga dhjetori.
Si ta shpjegojmë ne, që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet nuk korrespondojnë. Si për shitjen e apartamenteve, si për dhomat nëpër hotele nuk shohim asnjë rrugë tjetër, përveçse t’ju themi se bazuar tek tregu, që “jo, ne nuk e pranojmë që t’ju marrim juve, tvsh 6 përqind për këtë shifër që na jepni ju, por do ju marrim shifrën 6 përqind për shifrën që na thotë tregu” dhe ju do na e jepni, se nuk e marrim ta çojmë në shtëpi, por për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë hallka që turizmi ka nevojë t’i përmirësojë shteti.”, tha kryeministri gjatë një takimi me sipërmarrësit për nismën e qeverisë për një rishikim të procedurave administrative të biznesit.