– Kryeministri Edi Rama pas vizitës në Bruksel është ndalur në Vlorë. Kreu i qeverisë ka inspektuar punimet e Lungomare 3, ndërsa shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro.
Pas inspektimit Rama ka folur edhe për mediat, por nuk ka preferuar që të komentojë vendimet fundit të drejtësisë, për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe vendosjen emasave të sigurisë për Sali Berishën.
Rama pati edhe batuta me gazetarët sa i takon projektit për Lungomaren.
S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës.
Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim.
Vendimet e fundit të SPAK? Ik tani mirupafshim.