MENU
klinika

"Në Piramidën e Diktatorit në Tiranë..."

Rama nxjerr pamjet nga salla ku do të mbahet Samiti i Berlinit

16.10.2023 - 08:38

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga salla tek Piramida në Tiranë ku do të zhvillohet Samiti i Berlinit ditën e sotme (16 Tetor).

Kreu i qeverisë shkruan se në tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, tek Piramidën e Diktatorit në Tiranë, do të ulen armiqtë e tij të betuar.

Rama shkruan se Shqipëria sot është gdhirë si Europa e Ballkanit.

“Mirëmëngjes dhe me tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar, të cilët e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, që sot është gdhirë si Europa e Ballkanit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN