MENU
klinika

"Bënë lapsus në zbardhje"

Rama për deklaratën në ‘Financial Times’: Veriu i Kosovës tokë e askujt si Lazarati!

12.10.2023 - 11:40

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën në Financial Times se “Kosova ishte tokë e askujt”, duke u shprehur se ishte një lapsus në zbardhje i gazetarit britanik.

“S’kam shpresë se këta do të ma lehtësojnë akuzën për tradhtuar përderisa edhe një lapsus i Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës sime të dhënë në telefon, kishte harruar sikur ia kishte shtyrë dorën djalli fjalën veri përpara fjalës Kosovë, gjë që u korrigjua dhe u kërkua ndjesë. E karakterizova veriun e Kosovës me shprehjen angleze, pse nuk qenka “no man’s land”, kur aty lulëzojnë aktivitete të paligjshme kriminale, kur s’ka asnjë kontroll dhe mundësi të parashikosh çfarë vjen nesër”, tha Rama.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetën e njohur britanike “Financial Times” është shprehur se Kosova është “një pikë e nxehtë”. Rama ka përdorur edhe një togfjalësh të çuditshëm, duke iu referuar Kosovës si “tokë e askujt”. Deklaratë kjo e cila shkaktoi shumë reagime, por më pas u korrigjua nga Financial Times.

Në artikullin e kësaj mediaje, Rama ka përsëritur kërkesën që NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës.