MENU
klinika

Tensionet Kosovë-Serbi

Rama: Samiti i Procesit të Berlinit jo vend për zgjidhje konfliktesh bilaterale

15.10.2023 - 19:52

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidenten e Këshillit të Europës deklaroi se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai shtoi se ka hapësirë për takime.

“Procesi i Berlinit, si dhe samitet nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është programuar por nuk është një samit që merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja në lidhje me çështjen konkrete janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE”.