MENU
klinika

"Por na mëson si të bëjmë shtet..."

Rama: S’ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE

15.10.2023 - 19:10

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat nga “Shtëpia e Europës” nën shoqërinë e presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, ku u njoftua çelja e një dege të re studimi në Kolegjin Europian të Bryzhit në Tiranë, shprehu një qëndrim ndryshe në raport me unionin.

I vënë shpesh në qendër të vëmendjes për kritikat direkte mbi BE-në, këtë herë Rama zgjodhi elozhet për të treguar sipas tij se kemi të bëjmë me një mësues që t’i bën nervat copë, por në fund ia del të mësojë sesi formohet një shtet demokratik e funksional.

Po ashtu kryeministri vlerësoi hapat e shpejtë, me të cilat sipas tij BE po kthen fjalët në vepra, duke rritur shpresat për një anëtarësim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor.
“Jemi shumë të lumtur sot. Është vërtet inkurajuese të shohësh BE të kalojë kaq shpejt nga fjalët në vepra. Kjo është diçka që e kemi përjetuar këto vitet e fundit falë përkushtimit të posaçëm të Presidentes, e cila na ka shoqëruar në momente tepër të errëta. Si për shembull kur tërmeti shkatërrimtar goditi Shqipërinë. Dua po ashtu të nënvizoj sesa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë sot. Pasi ne priremi që të besojmë se Europa ka të bëjë me ekonominë, financimin, më shumë qasje në tregun e përbashkët. Por unë besoj fort se Europa për ne më shumë se të gjitha këto bashkë ka të bëjë me dijen, me të mësuarin sesi të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim. Si të transformojmë atë çka është më e rëndësishme për një vend të ri në këtë sidë si ne. Dijen dhe shtetin. Ndaj gjithnjë mendoj sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe që rrethohemi nga BE. Po të hedh një sy në të shkuarën nuk ka shumë arsye për të qenë të frymëzuar apo për të besuar në një të ardhme të shndritshme. Askush nuk mund tu mësojë vendeve që gjenden në pjesë të tjera të botës, që duan të ecin përpara, të transformojnë jetën e tyre, shtetet e tyre, BE është më i miri që e bën këtë. Askush nuk mund ta shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vetë dhe të sigurojë një shtet demokratik dhe funkas9ional për qytetarët e vetë siç bën BE. Nuk ka asnjë mësues që t’i bën nervat copë si BE, ma merr mendja që kolegji është në pararojë të kësaj, por nuk ka rrugë tjetër. Ja pse besoj se ky kolegj është më shumë sesa një universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar një arsim të klasit më të lartë për të rinjtë tanë. Pasi është një mësim më i thelluar për vetë BE, ndaj kemi të drejtën sot të jemi të lumtur. Dhe besoj se më shumë të rinj shqiptarë sesa 31 fillestarët të bëhen pjesë e tij.”