MENU
klinika

Seanca për Kosovën

Rama sulmon opozitën: Kujt ia drejton Shqipëria një draft-rezolutë të tillë?

12.10.2023 - 11:19

Ditën e sotme Kuvendi po zhvillon mocion me debat për Kosovën në lidhje draft-rezolutën e ngjarjes së rëndë të 24 Shtatorit në Banjskë ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 të tjerë.

Në lidhje me këtë kryeminsitri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për draft-rezolutën për të cilën ranë dakord të dyja palët politike pasditen e djeshme.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Rama theksoi se kjo draft-rezolutë i takon vetëm Kuvendit të Kosovës për t’ja drejtuar ndërkombëtarëve, por jo Shqipërisë e cila sipas tij është vend i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe ka të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen tragjike ku u vra polici Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën, por edhe në të detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre të cilave u drejtohen organizmave ndërkommbëtare ku Shqipëria nuk bën pjesë. Pyes, Shqipëria një vend kandidat për në BE, që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike dhe ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua. Cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-s miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës? Ndërkohë që janë pjesë e tij, cili është qëllimi i një nisme të tillë?! Përtej propagandës kinse patriotike, draft-rezoluta të tilla shfaqen si dru për oxhakun kundër qeverisë, herë si politikë ditore e herë si thirrje në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në Parlamentin e shekullit 21. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debate dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e seancës së shkuar me akuza për tradhëti, botës demokratike jo njëherë. Këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem që ka marrë dhe emrin e vet të vërtetë, planeti non grata, e ka marrë emrin nga e keqja e vjetër që e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së logjikës ndërkohë që planeti në fjalë lëshon pafund toksicitet në ajër, ne s’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë paralamentare nga helmet që lëshohen këtu, Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë dhe sot.”,tha Rama.

Opozita dhe mazhoranca, ndryshe nga herët e tjera, ditën e djeshme ranë dakord për një rezolutë të përbashkët.

Vendimi u mor pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve në Kryesinë e Kuvendit.

Rezoluta që bëri bashkë dy partitë kryesore në vend, mbështet plotësisht atë të Kuvendit të Kosovës ku përgjegjëse për këtë ngjarje bëhet Serbia.

Një pikë tjetër e rezolutës inkurajon qeverinë e Kosovës që së bashku me faktorin ndërkombëtar t’i bashkohet procesit për arritjen finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.