MENU
klinika

4 anije ndalen në Portin e Durrësit

Rama: Tetori ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve

13.10.2023 - 15:08

Shqipëria, si asnjëherë më parë, ka regjistruar këtë sezon turistik një numër të lartë vizitorësh të huaj. Megjithëse jemi në muajin tetor, ky është ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve.

Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Sipas Ramës, 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj.
‘Edhe pse në mes tetori vijon turizmi i kroçierave në Shqipëri. 4 anije janë ndalur gjatë ditëve të fundit në Portin e Durrësit, ndërkohë që edhe 4 të tjera janë planifikuar të vijnë deri në fund të tetorit me rreth 2.600 turistë të huaj, duke shënuar kështu një ndër muajt me volumet më të larta të turizmit përmes kroçierave dhe jahteve.’- shkruan Rama.