MENU
klinika

E ndërtuar nga Muzakajt në 1470

Restaurohet kisha e Shën Triadhës

26.10.2023 - 14:14

Ekipi i mirëmbajtjes së DRTK Korçë ka qëndruar për disa ditë në fshatin Tudas, ku ka realizuar ndërhyrjen restauruese emergjente në çatinë e kishës së Shën Triadhës.

Kisha e Muzakajve e pozicionuar në anën veriore, rrëzë shkëmbit “Tudas”, me vlera historike dhe arkitektonike, shënon kulmin më të lartë malor të ekzekutimit të tipologjise bizantine ndërtuar nga Kirana Muzaka në vitin 1470.

Çatia prej kohësh ka shfaqur problematike dhe depërtim të lagështisë në brendësi të kishës.

Në këtë fazë të ndërhyjes është restauruar dhe plotësuar me rrasa guri e gjithe sipërfaqja e çatisë, sipas tipologjisë tradicionale të kishës.

DRTK Korçë i ka shprehur mirënjohjen komunitetit të zones, i cili ka bashkëpunuar dhe ka mirëpritur specialistët e DRTKK.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse