MENU
klinika

Restorante, toka dhe makina luksoze

SPAK i konfiskoi pasurinë/ Kush është trafikanti fierak?

13.10.2023 - 11:33

Zaim Tafa i njohur si një prej personave më me ndikim në trafikun e drogës dhe krimin e organizuar në zonën e Fierit, i janë sekuestruar paraditen e sotme nga SPAK pasuritë që disponon. Emri i Zaim Tafës u lakua në të gjitha rasat e mundshme.

Kjo për faktin se u arrestua për trafikimin e një sasie prej 40 kilogramë heroinë, e cila vinte nga Gjermania në Shqipëri. Sipas dosjes Zaim Tafa rezultonte personi pritës i mallit. Procesi gjyqësor ndaj tij shkoi deri në shkallën e tretë të gjyqësorit, atje ku edhe doli i lirë, pasi nuk kishte prova fajësie. GJKKO ka konstatuar se pasuritë vijnë nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:
II. Konfiskimi i pasurive të subjektit Zaim Tafa dhe personave të lidhur.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.143 datë 10.10.2023, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të nr.03 datë 08.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me konfiskimin e pasurive të shtetasve Tefta Tafa, subjekt i Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit të sigurisë publike”, dhe personave të lidhur me ta, si më poshtë vijojnë:
1. Pasuria e llojit “Arë + Truall”, me sipërfaqe totale 4500 m², nga të cilat 3060 m² është “Truall” dhe 1160 m² është “Ndërtesë”, e cila ndodhet në Bishanak-Fier, (adresa e saktë e pasurisë Grizë, Patos), në emër të Zaim Rrapush Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje, mbi të cilën është ndërtuar Bar-Restorant “Kështjella”;
2. Pasuria e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1500 m², e cila ndodhet në Patos, në emër të Zaim Tafa, pasuri e fituar me kontratë shitblerje (përdorur për ngritjen e ndërtesës që funksionon si “Bar-Restorant Kështjella” dhe te ambienteve të saj), në pronësi të Zaim Tafa;
3. Pasuria, objekt “Tokë”, me sipërfaqe 440m2, me adresë në Çukë, në qytetin e Sarandës (deklaruar si objekt lokal dhe banesë, nga Zaim Tafa dhe Tefta Tafa);
4. Pasuria e llojit “Apartament”, me sipërfaqe 63 m², me adresë lagjja nr.4 Sarandë;
5. Automjet tip “BMW X5 30D”, ngjyrë e bardhë, e blerë me LEASSING, në pronësi të Zaim Tafa;
6. Automjet tip “Audi A4”, ngjyrë e zezë, viti prodhimit 2012, në pronesi të Erion Zaim Tafa;
7. Automjet tip “Daimler Chrysler-B200 CDI”, në pronësi të E. A.;.