MENU
klinika

"Nuk e ka fuqinë për të ndryshuar vendimin e BE-së"

Reuten kritikon Macron: Deklaratë e pamatur!

17.10.2023 - 20:13

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka komentuar deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili paralajmëroi pezullimin e vizave për Kosovën. Duke qenë raportues për vizat Gazeta Express i ka dërguar pyetje deputetit të Parlamentit Europian, i cili e ka quajtur të pamatur deklaratën e presidentit francez, duke thënë se ai nuk e ka fuqinë ta bëjë këtë.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë në fuqi nga 1 janari 2024. Ky vendim është marrë unanimisht nga Këshilli muaj më parë. Përpjekja e Francës për të revokuar këtë vendim nuk është qëndrim i BE-së dhe presidenti Macron nuk ka fuqinë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme hapa të tillë”, tha Reuten.

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, që ishte raportues për vizat në Parlamentin Europian, ka sqaruar se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë nga 1 janari në vendet europiane, duke shtuar se qëndrimi i Francës nuk është i gjithë BE-së dhe se Presidenti Macron s’e ka fuqinë për ta ndryshuar.

“Kjo lëvizje e pamatur po shqetëson situatën tashmë të pasigurt në dialogun Beograd-Prishtinë. Ky diskutim nuk duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse nuk ka të bëjë me të. Do të ishte një stimul për Serbinë për të penguar më tej normalizimin e nevojshëm, në vend të angazhimit shumë të nevojshëm në mirëbesim midis dy vendeve të lehtësuar nga BE”,-u shpreh ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diplomati francez: Nuk ndodh as në vitin 2022

“Heqja e vizave mbetet një ëndërr!”