MENU
klinika

"Nuk ishte gati për t'u bërë baba"

Rrëfimi i dhimbshëm i Britney Spears: Abortova fëmijën e Justin

18.10.2023 - 12:32

Këngëtarja Britney Spears ka ndarë së fundmi një përvojë të dhimbshme që e ka mbajtur private për 20 vjet. Në libri autobiografik ‘The Woman in Me’, Spears ka zbuluar një sekret të errët të saj në lidhje me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake, raporton The Guardian.

Ajo ka zbuluar se kishte kryer një abort gjatë lidhjes së saj me Justin Timberlake. Ajo rrëfehet se shtatzënia e saj ishte një ” surprizë “, por jo një ” tragjedi “.

“Për mua, [shtatzënia] nuk ishte një tragjedi. E doja shumë Justinin. Gjithmonë kam pritur që një ditë të kemi një familje së bashku. Kjo do të ishte shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin definitivisht nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj … Nuk e di nëse ky ishte vendimi i duhur. Nëse do të ishte lënë vetëm në dorën time, nuk do ta kisha bërë kurrë,”-shkruan Spears.

Çifti u takuan në 1999 dhe i dhanë fund lidhjes në vitin 2002. Sipas disa burimeve Timberlake, 42 vjeç, ishte i shqetësuar për atë që Spears, do të ndante për marrëdhënien e tyre në librin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat