MENU
klinika

Nis viti i ri akademik

Rreth 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditorë

02.10.2023 - 09:30

Këtë të hënë nis viti i ri akademik. Rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve. Të tjerë pritet të regjistrohen në programet e studimit ku kanë mbetur kuota të lira pranimi, drejtpërdrejtë në universitet deri në plotësimin e gjitha kuotave.

Ndërsa studentët e fakulteteve të tjera do të nisin vitin e ri akademik, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta. Ndonëse një pjesë prej tyre kanë paralajmëruar bojkot, dega e mjekësisë mbetet më e preferuara, ku edhe këtë vit janë plotësuar 400 kuotat që ishin të lira.

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

Sipas të dhënave nga portali universitar, institucionet publike mbeten më të preferuarit, pasi rreth 75% e totalit të regjistrimeve janë në publik dhe pjesa tjetër në privat. Sa i përket programeve të studimit që kanë numrin më të lartë të studentëve të regjistruar në vit të parë, mbeten degët e Shëndetësisë dhe sidomos dega e infermierisë e cila ofrohet në disa universitete, dhe thith një përqindje të madhe të numrit të maturantëve.

Ndërkohë, ky është viti i dytë radhazi që për studentët që kanë zgjedhur degët prioritare të vendosura nga qeveria, do të marrin bursë sa paga minimale 40 mijë lekë. Rreth 120 mijë studentë janë në total këtë vit akademik, përfshirë këtu studimet bachelor dhe ato master.

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!