MENU
klinika

Kur dhe si do të shpërndahet bonusi në dhjetor

Sa do të rriten pensionet? Kategoritë që përfitojnë!

03.10.2023 - 14:02

Instituti i Sigurimeve Shoqërore nisi sot shpërndarjen e pensioneve të indeksuara në masën 8.6 %, për 767 mijë pensionistë në të gjithë vendin. Nga vendimi i qeverisë përfitojnë të gjitha kategorive, pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare dhe bankat tregtare do të bëhet e mundur shpërndarja e pensioneve të rritura për të gjithë individët përfitues. Ndërkohë për këtë çështje dje ka folur dje edhe drejtori Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Astrit Hado. Ky i fundit në një intervistë për “Report Tv” tregon sa do të rriten pensionet për të moshuarit dhe kategoritë që përfitojnë, ndërsa tregon se kur dhe si do të shpërndahet bonusi në dhjetor.

-Zoti Hado, sa rritje përfitojnë pensionistët me këtë indeksim?
Në fakt secili ka historikun e vet kontribuitiv, sepse ai që ka qoftë edhe një ditë punë më shumë se tjetri sigurisht që do marr më shumë dhe s’mund të them dot fiks se sa do të rrihet për secilin, por në termat e pensionit mesatar mund të them se shkon diku tek 15 mijë lekë të vjetra dhe pension i mesatar llogaritet si totali i të gjithë pensionistëve që do të thotë se nuk është një shifër gjithëpërfshirëse sepse ka individë që e marrin pensionin 15 mijë lekë të reja, por ka edhe që e marrin 45 mijë lekë të reja.

-Indeksimi përllogaritet nga pensioni bazë apo nga pensioni që ka aktualisht?
Indeksimi i pensionit realizohet mbi shumën e pensionit aktual, pa llogaritur kompensimet e ndryshme, sepse kompensimet janë në vlerë absolute dhe nuk janë objekt kompensimi, pensioni indeksohet sepse dikush mund ta ketë filluar pensionin në kohën e komunizmit me 4 mijë lekë të vjetra, i cili sot indeksohet me 200 përshembull, pra nuk indeksohet fillestari sa ka qenë në fillim. Koncepti i pensioneve bazohet në historinë kontributive të tyre, që janë disa parametra si mosha, periudha e sigurimit dhe sasia e lekëve që ai ka paguar për kontribute dhe llogaritet një masë pensioni e caktuar. Në momentin që pensionisti merr statusin e pensionistit dhe i caktohet pensioni, atëherë ky është pensioni i pensionistit. Pra pensioni caktohet vetëm një herë në jetë atëherë kur personi mbush moshën e caktuar dhe më pas vetëm të axhustohet mbi bazën e indekseve që përcaktohen. Çdo vit që janë bërë indeksimet nuk mund të themi që do ketë rritje, pra ka vetëm indeksim dhe këto indekse janë për të ruajtur fuqinë blerëse. Ne i kemi indeksuar të paktën që nga viti 2016 dhe këtej vetëm më këtë indeks. Indeksi i çmimit gusht-gusht për 2023-2022 krahasuar kjo me 2022-2021 e tërë popullata ka dal 6.6 për qind. Ka disa mënyra se si indeksohen pensionet në botë, sepse ka vende që marrin inflacionin e përgjithshëm, ka që e rrisin me 50 për qind të rritjes së prodhimit të brendshëm bruto dhe 50 ja vendosin inflacionit.

-Si përllogaritet një pension minimal sot dhe një maksimal?
Që nga 1 janari i viti 2015 ne nuk kemi më koncept pension minimal dhe maksimal, sepse është thënë që çdo qytetarë që mbush moshën e caktuar dhe ka 15 vjeç punë ka të drejtë të marr pension pleqërie. Çdo qytetarë merr një shumë bazë dhe më pas do marr një shtesë e cila është 1 për qind për çdo vit kontribut të pagës mesatare të karrierës, pra ke punuar 40 vite të merret një pagë mesatare e 40 viteve e indeksuar dhe të del një pagë po themi 600 mijë lekë të vjetra, plus shtesën tani nuk mundet dot këtë shtesën t’ia japësh edhe atij që ka 10, atij që ka, 15 dhe atij që ka 20 vite punë, nuk mund të japësh të njëjtën sasi pasi pastaj nuk quhet më pension por quhet ndihmë ekonomike.

-Po këta njerëz që si kanë arritur 15 vite punë si do jetojnë?
Nuk ka barazi në treg sa i përket pagave, sepse ai që punon 8 orë nuk mund të paguhet njësoj si ai që punon më pak dhe sa kohë nuk ka barazi në treg nuk mund të ketë barazi në pensione, sepse pensioni është produkt i pagës. Është viti i dytë ose i tretë vit ne po na ulen pensionet mesatare. Kur e shikon si pension mestarë, ne nxjerrim deri ne 41 mijë pensione të reja çdo vit. Kemi shumë njerëz të cilët ose kanë ndërprerë punësimin e tyre në vitet ‘90 dhe kanë ikur në emigracion, ose kur mund të kenë ardhur në Shqipëri nuk kanë punuar ose kanë punuar në të zezë. Kur vjen momenti njeriu mendon për pensionin jo në momentin kur mbush moshën për pension, por kur del në pension. Nuk ja qan dot hallin pastaj punonjësit të Sigurimeve Shoqërore. Individët që kanë punuar për një kohë më të gjatë, marrin një pension më të lartë. Ne në dhjetor do japim edhe bonusin për pensionistët dhe në varësi të situatës ekonomike qeveria mund të jap si dha vjet 3 bonuse. Ne mund ta fillojmë shpërndarjen e bonusit që në datën 1 dhjetor dhe deri në datën 31 dhe e bëjmë këtë edhe që të shmangin radhën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN