MENU
klinika

"Jemi në përgatitjet e fundit"

Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama zbulon liderët evropianë që do të marrin pjesë

05.10.2023 - 10:17

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë në përgatitjet e fundit për zhvillimin e Samitit të Berlinit, që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor.

Kreu i qeverisë ka konfirmuar se në Samitin e Berlinit, që do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, do marrin pjesë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Gjithashtu do jenë pjesëmarrës 6 kryeministrat e rajonit dhe si edhe kryeministra të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Jemi në përgatitjet e fundit të një tjetër evenimenti të madh ndërkombëtar për Shqipërinë, Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili do të zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, në Tiranë, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, ku kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Francës dhe Kancelari i Gjermanisë, Presidentja e Komisionit Europian, si edhe një sërë kryeministrash të vendeve anëtare të Bashkimit Europian 🇦🇱 🇩🇪 🇪🇺”, shkruan kryeministri Rama.