MENU
klinika

Mbahet më 16 tetor

Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet axhenda e plotë

10.10.2023 - 13:35

Në Tiranë më 16 tetor do të zhvillohet samiti i Procesit të Berlinit duke qenë kështu hera e parë që mbahet në një vend jashtë Bashkimit Europian.

E teksa na ndajnë më pak se një javë nga samiti, është zbardhur edhe axhenda e plotë, që do mbledhë liderët botërorë në Shqipëri.

Në orën 11.00 të hënën do të nisë dhe pritja zyrtare e liderëve, ku do të jetë i pranishëm, presidenti francez, Emmanuel Macron kancelari Olaf Scholz, presidentja e KE Von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në orën 13.30, përfaqësues të Bashkimit Europian si dhe liderët e Ballkanit Perëndimorë do të realizojnë foton familjare.

Po ashtu Edi Rama, Olaf Scholz dhe Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, në orën 17.45.

Ndërsa në orën 18.30 në axhendë është parashikuar ceremonia e Inaugurimit të Piramidës, ndërsa do ketë dhe një shfaqje me drita.