MENU
klinika

VIDEO

Sërish forca policie në hyrjen e Berishës. Frikë se mos largohet apo…?

22.10.2023 - 10:28

Forca policie kanë shkuar sot pranë shtëpisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berishes i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.

Ndërkohë me urdhër të SPAK u arrestua dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

Nuk dihet nëse policia po patrullon poshtë pallatit të Berishës nga frika e largimit të tij, apo për t’i dorëzuar akuzën që një natë më parë ai nuk pranoi ta merrte nga oficerët.