31.10.2023 - 20:35
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 300 trupa të tjera në Lindjen e Mesme. Kështu deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, duke nënvizuar se trupat nuk do të shkojnë në Izrael.
SHBA i trembet një zgjerimi të konfliktit dhe për këtë arsye po marrin masa. Izraeli ka nisur sulmin tokësor, por SHBA e sheh me skepticizëm një manovër të tillë.
“Ne nuk duam që konflikti të përhapet”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Amerikan, John Kirby, në një konferencë për shtyp në lidhje me sulmin e rebelëve Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, kundër Izraelit. “Ne e thamë qartë”, përsëriti ai.