MENU
klinika

Ish-ministri serb për Asociacionin

“Shqiptarët fitojnë, serbët humbin gjithçka”

01.10.2023 - 13:50

Ish-ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka folur lidhur me mundësinë e krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Bogdanoviç ka thënë se serbët në parim pajtohen me marrëveshje që shkojnë në interes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Marrëveshja e Ohrit sipas tij, është diçka që është negociuar shumë keq nga ana e Serbisë, sepse “me këtë marrëveshje fitojnë shqiptarët e serbët humbin gjithçka”, tha Bogdanoviç, në emisionin #KallxoPërnime.

“Unë mendoj që nuk është e mirë, dhe njëjtë mendoj që edhe asociacioni i komunave serbe nuk është i mirë. Asociacioni nuk është asgjë! Çfarë kompetencash? Çfarë autorizimesh na jep ai? Mua shumë po më brengos qëndrimi i Kurtit por ai politikën e tij e ka ndërtuar kundër marrëveshjes së Brukselit. (Asociacioni) Nuk ka kompetenca, autorizime apo kompetenca ekzekutive dhe po flas për asociacionin që është negociuar në Bruksel, në veçanti ajo pjesë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 e ka hedhur poshtë”, shton ai.

Bogdanoviç tha se është më mirë të diskutojnë edhe 20 vite, sesa të përsëriten ngjarjet si ajo e Banjskës.

“Më mirë të diskutojmë edhe 100 vite sesa të kemi njerëz dhe policë të humbur. Më shumë e thash figurativisht, sepse për askënd nuk është mirë por se dialogu, bisedat, kompromiset janë të domosdoshme ashtu që të vijmë te ndonjë zgjidhje që iu përshtatet interesave të të gjitha komuniteteve, sepse përndryshe kjo është e paqëndrueshme”, tha Bogdanoviç.

Megjithëkëtë ish ministri serb thotë se marrëveshja e Ohrit nuk është diçka e papranueshme për serbët por sipas tij ka pasur elemente që kanë mundur shumë më mirë të negocioheshin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i Gjermanisë në konferencën e parë ndërqeveritare

“Nëse deri atëherë i ka përmbushur të gjitha kushtet, kjo varet nga Shqipëria”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!