MENU
klinika

Çfarë ndodhi?

Shqiptarja braktis ‘Grande Fratello’ me kërkesë të babait!

17.10.2023 - 12:22

Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën me kërkesë të babait të saj.

Ajo ka vendosur të largohet gjatë spektaklit live pasi takoi të atin. Këtij të fundit nuk i kishte pëlqyer afërsia e së bijës me Massimiliano Varrese (një tjetër konkurent) dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

Zotëria në fjalë i quajtur Genti iu drejtua të bijës duke i thënë: “Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua”.

“Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres.

Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijoi babai i konkurrentes.

Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë me arsyetimin “Për arsye personale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është ish-missi që u bë pjesë e ‘reality show’-t

Një shqiptare në “Big Brother Italia”!