MENU
klinika

Pritet të merren në pyetje 10 dëshmitarë

Shtyhet seanca gjyqësore për Gërdecin, kur do të mbahet e radhës

27.10.2023 - 16:51

Seanca gjyqësore për ështjen “Gërdeci” është shtyrë për në datën 9 nëntor.

Pritet që në seancën e radhës të merren në pyetje 10 dëshmitarë, ndërsa shkak i shtyrjes së seancës së sotme është bërë mbarimi i orarit zyrtar.

Në seancën e sotme në GJKKO të Zabit Çukut, ish-ushtarak që ishte mbikëqyrës në procesin e demontimit në Gërdec.

Në dëshminë e tij në procesin ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu ai ka deklaruar se “Ka patur masa kundër zjarrit”.

Para gjykatësve Çuku është shprehur se “Merreshe me heqjen e djegoreve të municioneve që shkonin për të demontuar dhe më pas ishin punonjësit ata që merreshin me çështjet e barutit”.

Në lidhje me ditën kur ndodhi ngjarja, ai thotë se “pa tym të bardhë dhe si ish ushtarak kuptoi se tymi vinte për shkak të barutit. Në ato momente ai i ka kërkuar të gjithë punonjësve që të largoheshin me qëllim që të shpëtonin nga ajo që ndodhi”.

Cuku pretendon se ka pasur masa kundër zjarrit në punishten e demontimit të armëve.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi më 3 tetor të pranojë kërkimin e prokurorisë respektive për thirrjen e 52 dëshmitarëve dhe 19 të pandehurve në çështjen e mëparshme për tragjedinë e Gërdecit, në funksion të procesit penal në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre lidhur me atë ngjarje. Mes dëshmitarëve që do pyeten janë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion..."

Tragjedia e Gërdecit/ Dëshmia e ish-përgjegjësit në GJKKO