MENU
klinika

“Tërmet” në Bruksel pas rezolutës në OKB

Si konflikti Izrael-Hamas po përçan Evropën

31.10.2023 - 17:05

Supozohej të ishte një rezolutë, ku e gjithë bota do të bota do të fliste njëzëri, duke kërkuar ndalimin e një konflikti të çmendur, që është shpalosur që prej 7 tetorit, në Lindjen e Mesme. Por, rezoluta e OKB-së, ishte gjithçka përveç kësaj. Një orë pasi Izraeli kishte shtrirë ofensivën e tij në Gaza, mocioni i Jordanisë u miratua në Nju Jork me 120 vota kundër, 14 kundër dhe 45 vende abstenuan, midis tyre edhe Shqipëria. Rezoluta ekspozoi se sa të izoluara janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe sa pak përkrahje kanë për qëndrimin e tyre referuar konfliktit Izrael-Hamas, pasi ishin vetëm 13 vende iu bashkuan Uashingtonit dhe Izraelit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për të kundërshtuar një mocion që bën thirrje për një armëpushim të qëndrueshëm humanitar që çon në një ndërprerje të armiqësive. Sakaq, po ashtu u zbulua edhe sesa i përçarë është Bashkimi Europian, pasi 4 vende anëtare votuan kundër, duke i çuditur të gjithë dhe duke shkaktuar reagime të ashpra anë e mbanë Evropës.

4 vende kundër

Nëse vëzhgohen vetëm 27 anëtarë të BE-së, shpërndarja duket kështu: 8 votuan pro, 4 kundër dhe 15 abstenuan. Austria, Hungaria, Republika Çeke dhe Kroacia ishin vendet që votuan kundër. Siç thotë Stefan Radojkoviç, historian,nuk është për t’u habitur mbështetja e Francës dhe “frenimi” i Gjermanisë, e cila përveç një numri të konsiderueshëm myslimanësh ka edhe “hipotekën e Holokaustit”. “Nga ana tjetër, Hungaria dhe Kroacia votuan kundër, si për shkak të qëndrimit të tyre ndaj refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Afërt dhe e Mesme, ashtu edhe për shkak të dëshirës për të mos inatosur SHBA-në dhe Izraelin. Me fjalë të tjera, secili anëtar i BE-së votoi në përputhje me interesat e veta politike të jashtme dhe të brendshme”, përfundon Radojkoviç. Siç raportojnë mediat kroate në shpjegimin e një vendimi të tillë nga autoritetet lokale, Kroacia tha se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes”.Përveç kësaj, raporton “Jutarnji list”, ka kontribuar edhe historia moderne kroate, “gjenocidi që kriminelët e regjimit Pavelic kryen kundër hebrenjve, serbëve dhe romëve”.

Russia vetoes Security Council resolution that denounces its invasion of Ukraine : NPR

Ndarja Francë-Gjermani

Nëse Kroacia i referohej historisë moderne dhe trashëgimisë famëkeqe, argumente të ngjashme me siguri vlejnë për Hungarinë dhe Austrinë, të cilat gjithashtu kryen masakër kundër hebrenjve gjatë historisë së tyre. Nga ana tjetër, një argument i tillë mund të kundërshtohet nga vendimi i autoriteteve gjermane, të cilat abstenuan nga votimi në Nju Jork mbrëmjen e së premtes. Gjermania, nëse shikojmë historinë e Luftës së Dytë Botërore, mund të ketë pasur më shumë arsye për të kundërshtuar rezolutën, por Berlini vendosi të qëndronte i përmbajtur. Dëshmi e përçarjes në politikën e jashtme është edhe zëri i Francës, e cila vendosi të mbështesë rezolutën, gjë që u bë edhe nga Spanja, ndërsa edhe Italia abstenoi. Zëri i Francës nuk duhet të jetë befasues nëse merret parasysh se vendi ka komunitetin më të madh islamik dhe se një qëndrim tjetër do të çonte në trazira të mundshme.

Reagimet në Evropë

Sigurisht, që në Evropë pasuan reagimet. Zhgënjimin nga votimi i Gjermanisë e shprehën partitë konservatore CDU dhe CSU dhe ambasadori izraelit në Gjermani, Ron Prosor. “Pozicioni i Mbretërisë së Bashkuar është një abdikim i turpshëm i përgjegjësisë morale,” komentoi Humza Yousaf, Ministri i Parë i Skocisë dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP).Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbrojti vendimin e qeverisë së saj, duke theksuar se ai është në përputhje me qëndrimin e shumë vendeve të tjera evropiane dhe anëtarëve të G7.Megjithatë, deputetët e majtë e quajtën vendimin një “gabim të madh”. Kreu i partisë së majtë greke Syriza tha se ishte një ditë turpi. “Meqenëse u kërkua një armëpushim, kjo do të thotë se Izraeli nuk ka të drejtë të mbrohet”, tha kryeministri holandez Mark Rutte për vendimin e Holandës për të ushtruar përmbajtje. Megjithatë, shumë nuk ishin dakord. ” Ndërsa ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen tha se Helsinki do të kishte votuar “po” nëse do të kishte dënuar qartë grupin terrorist Hamas si autor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa sukses mund të ketë mësymja ushtarake?

Cili është plani i vërtetë i Izraelit për Gazën?