Ishte 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel prezantoi Nismën që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian.
U quajt procesi i Berlinit dhe në të u angazhuan 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe 9 vende të bashkimit evropian dhe Britania e Madhe!
Këto objektiva ishin të deklaruara që në fillim të këtij procesi dhe mbeten të pandryshuara edhe sot: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.
Në 9 vite të jetëgjatësisë së Procesit, janë bërë 9 samite ndërsa ai i 16 tetorit në Tiranë do të jetë i 10 në radhë, dhe I pari që mbahet në një vend jashtë bashkimit europian.
Gjatë këtij procesi janë nënshkruar disa marrëveshje ku 3 prej tyre u nënshkruar në 2022 në Berlin dhe fokusi i tyre ishte mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; . Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike si dhe marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA.
Gjithashtu vendet e Ballkanit perëndimor kanë bërë përpjekje reale për implementimin e një zone tregtare rajonale që përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve; zonës rajonale të investimeve; zonës dixhitale rajonale si dhe zonës rajonale industriale dhe innovative.
Ekspertët kanë vlerësuar në vazhdimësi krijimin e Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming që janë nënshkruar në kuadër të këtij procesi.
5 vjet pas nisjes së procesit të Berlinit në Novi Sad të Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shpallën nismën të cilën e pagëzuan “Mini-shengen” e më vonë u quajt “Open Ballkan”.
Nismës, ndryshe nga procesi i Berlinit nuk iu bashkuan gjysma e vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe u has në kundërshti të mëdha si brenda rajonit por edhe jashtë.
Gjermanët, si Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Sholz në vazhdimësi këmbëngulën që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kaudër të Procesit të Berlinit, ndërsa themeluesit u shprehën se nismat janë paralele dhe asnjëra nuk e dëmton tjetrën.
“Open Ballkan” u shua në korrik të vitit 2023, ndërsa për rezultatet e tij, të gjithë kanë këndvështrime të ndryshme.
Tanimë shtetet janë fokusuar tek Procesi i Berlinit, i cili shihet aktualisht si i vetmi mekanizëm që mund të përshpejtojë rrugën e vendeve tona drejt Ëndrrës së vjetër Evropiane.