MENU
klinika

Propozimi i qeverisë

Si ndikojnë tek çmimet ndryshimet në akcizë?

30.10.2023 - 15:49

Në paketën fiskale të 2024, qeveria propozon të vendosë nën kontroll akcizën e mallrave. Konkretisht edhe pse ligji në fuqi parashikon që të ketë indeksim të normës së akcizës, bazuar në nivelin kumulativ të inflacionit çdo dy vite, qeveria ka gjykuar që, nisur nga niveli i pazakontë i inflacionit në dy vitet e kaluara, kjo masë e ligjit do duhet të ndryshojë, për shkak se nëse zbatohet kjo formulë, dhe akciza indeksohet me nivelin rekord të inflacionit në vitin 2022-2023, çmimet e mallrave të akcizës, siç janë kafeja, pijet alkoolike, karburantet, do të rriteshin në mënyrë të pakontrolluar, duke rënduar edhe më shumë në xhepat e qytetarëve.

Për këtë arsye është propozuar vendosja e një tavani prej 1.5% indeksim çdo dy vite, duke marrë në reference një normë normale të inflacionit, në mënyrë që të ketë kontroll mbi rritjen e saj dhe rrjedhimisht për të parandaluar një tjetër “shpërthim” çmimesh për këto mallra.

Ndërsa për duhanin aplikohet një kalendar i caktuar për rritjen progresive të akcizës deri në vitin 2026 që parashikon rritje mesatarisht 250 lekë për kg çdo vit, duke arritur çmimin prej 7250 lekë/1000 fije nga 1 janari 2024; çka do të reflektohet edhe në çmimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë.

Gjatë vitit 2022 të ardhurat në buxhet nga akciza e duhanit ishin rreth 28.3 miliardë lekë, duke u listuar si zëri i dytë me peshën më të madhe në të ardhurat totale doganore, pas karburanteve.

Guvernatori takim me ekipin e Bankës Botërore

Çfarë garanton anëtarësimi i vendit në SEPA?

“Përveç atij të fundvitit do të marrin edhe në pranverë!”

Rama: Dy bonuse në vit për pensionistët

Rroga mesatare në sektorin privat ka vijuar të rritet, por…

Shqiptarët po punojnë më shumë dhe po paguhen “më pak”!