MENU
klinika

Analiza

Si përfundoi Gjermania në këtë rrëmujë politike…

23.10.2023 - 13:01

Skena politike gjermane duket se është më e rrëmujshme se kurrë.

Së fundmi, e përditshmja gjermane më e përhapur, Bild, publikoi një sondazh të opinionit të gjermanëve për partitë politike, nga ku rezulton jo vetëm se “koalicioni i semaforëve” në pushtet ka arritur pikën më të ulët të mbështetjes që nga marrja e pushtetit më shumë se dy vjet më parë, por edhe se qytetarët gjermanë nuk shohin asnjë kombinim të partive në pushtet si një opsion politik që do ta udhëheqë vendin më mirë.

Dhe kur shtrohet çështja e kontrollueshmërisë politike të ekonomisë më të madhe evropiane, kjo do të thotë se problemi gjerman do të bëhet disi një problem evropian. Gjermania po kalon sfidat më të vështira ekonomike, sociale dhe transformuese në dekada dhe koalicioni i SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së ka rënë nga niveli më i lartë në shtator 2021 në një 34 përqind të mjerueshëm politikisht.

Duhet të theksohet se kjo është mbështetja e përgjithshme për koalicionin qeverisës në nivel federal, dhe partitë anëtare të atij koalicioni gëzojnë individualisht besim edhe më të dobët sipas sondazheve – SPD është në 16 për qind, të Gjelbërit në 13 dhe FDP. në një 5 për qind të mjerueshme.

Bild e quajti trajektoren e rënies së popullaritetit të koalicionit dhe partive që e përbëjnë atë një “kurbë horror”.

Popullariteti kaq i ulët i partisë në pushtet nuk do të thotë se ka një parti që mund të fitojnë një nivel të lartë të mbështetjes nga qytetarët, gjë që është një predispozicion për ndryshime dhe stabilizim të Gjermanisë.

Ky sondazh i INSA-s për Bild në fakt zbulon se gjermanët janë të ndarë dhe se kolapsi i qeverisë ekzistuese, që është e ndarë pa shpresë, pa perspektiva politike, mund të vijë shumë shpejt.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Çfarë duhet të bëjë Evropa?


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?