MENU
klinika

"Nuk do ndërtojmë bazë të re"

Situata në Veri, Komandanti i KFOR-it: Trupa shtesë po vijnë

06.10.2023 - 15:58

Komandant i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia ka komentuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe tha se ky mision nuk planifikon të ndërtojë një bazë të re në veri.

“Ne i kemi të gjitha kapacitetet e nevojshme, jemi të organizuar, të trajnuar, kemi mjaft njerëz dhe pajisje. Britania e Madhe dhe Rumania kanë dërguar trupa shtesë.

Për momentin nuk po mendojmë për ndërtimin e një baze të re, kemi gjithçka që na nevojitet. Si ju e dini, ne jemi këtu që nga viti 1999 dhe në periudhën e kaluar numri i forcave është zvogëluar me kalimin e kohës, kështu që ne kemi gjithçka që na nevojitet në aspektin e kapaciteteve dhe nuk po mendojmë për ndërtimin e një baze të re”, tha Ristuccia.

Kur u pyet se me kë ishte në kontakt gjatë incidentit në Banjskë më 24 shtator, kur u vranë tre serb dhe një polic shqiptar, komandanti i KFOR-it tha se ishte në kontakt me të gjithë ata që ishin të nevojshëm në atë situatë.

“Kam qenë në kontakt me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me EULEX-in, gjeneralin Millan Mojsiloviq, ambasadorët. Kam qenë në kontakt me të gjithë në përpjekje për të gjetur mënyrën më të mirë për zgjidhjen e situatës. Shqetësimi ynë ishte se situata mund të përshkallëzohej dhe ne donim të shmangnim viktimat civile. Në manastirin e Banjskës në atë moment ishin 40 pelegrinë”, theksoi ai.

Ristuccia ka përsëritur apelin e tij se Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe në rajon.

Ai tha se hetimet për ngjarjet në Banjskë janë duke vazhduar.

“Ne jemi në pritje të rezultateve dhe pastaj do të nxjerrim konkluzione. Do të bëjmë maksimumin për të garantuar sigurinë në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë sigurinë në vijën administrative. Terreni është i vështirë dhe ka shumë rrugët ilegale”, tha Ristuça.

I pyetur nëse ndan të njëjtat mendime me institucionet e Kosovës se plani i sulmit ishte aneksimi i veriut, Ristucciau përgjigj:

“Këto janë supozimet tuaja, jo përfundimet tona”.

I pyetur nëse KFOR-i mund të bëjë më shumë për sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë, Ristuça tha se ata janë këtu për të bërë gjithçka që munden që të gjithë të ndihen të sigurt.

Ristuccia ka vlerësuar se situata në Kosovë tani është më e qetë se para disa ditësh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nuk përjashtohet një sulm i ri!"

Kurti: Pa sanksione, nuk ka marrëveshje me Serbinë

Drejtoi bombardimet e NATO-s kundër serbëve

Clark: Aksioni në Banjskë, i koordinuar me forcat e Vuçiç