MENU
klinika

Çfarë pritet?

Situata në veri të Kosovës, NATO mbledh ministrat e Mbrojtjes

11.10.2023 - 11:46

Ditën e sotme në Bruksel do të fillojë takimi dyditor i ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Në takim do të diskutohet edhe situata pas sulmit ndaj policisë së Kosovës mëngjesin e 24 shtatorit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të drejtojë takimin me 30 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare, ku do të diskutojnë sfidat e shumta me të cilat përballet Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Temat në rendin e ditës pritet të jenë lufta në Ukrainë dhe si të ndihmohet Kievi që t’i rezistojë sulmeve ruse dhe të bëjë përparim në kundërofensivë, veçanërisht në dritën e dimrit që po vjen dhe sulmeve gjithnjë e më të shpeshta të Moskës ndaj energjisë së Ukrainës, dhe sulmit ndaj Izraelit nga grupi militant palestinez Hamas ka zhvendosur sërish fokusin e publikut ndërkombëtar në Lindjen e Mesme.

Sipas pritshmërive, përveç temave aktuale për Ukrainën dhe Izraelin, ministrat e vendeve anëtare të NATO-s do të diskutojnë edhe për situatën e sigurisë në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zbardhet paketa me sanksionet

Çfarë ndëshkimesh e presin Beogradin?

Sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës

Ellis: Duhet të ketë hetim ndërkombëtar për Banjskën!

"Radoiçiç ende i lirë, duhet të parandalohet..."

Deputetja britanike ‘zbërthen’ skenaret e fshehta të Serbisë


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!