MENU
klinika

Çfarë pritet të ndodhë deri më 24 nëntor

S’ka liri për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

19.10.2023 - 12:45

S’ka liri për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ende. Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë kanë vazhduar masën e paraburgimit ndaj dy ish-liderëve të UÇK. Vendimet për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit, janë marrë nga kryetari i trupit gjykues Charles Smith III më 16 tetor 2023. Sipas këtyre vendimeve, më 25 shtator 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dërguar parashtresat e saj për rishikimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Mbrojtja e Thaçit thuhet se ia kishte dorëzuar përgjigjet e tyre për këtë parashtresë më 29 shtator 2023, ndërsa ajo e Veselit më 5 tetor 2023. ZPS kishte parashtruar se paraburgimi ndaj Thaçit vazhdon të jetë i arsyetuar dhe se nuk ka asnjë ndryshim që nga vendimi i fundit për parashkrim të kësaj mase si dhe ajo mbetet proporcionale. Këtë gjë e kishte kundërshtuar mbrojtja e Thaçit.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se është i pamjaftueshëm justifikimi se Veseli dhe Thaçi mund të arratisen nga drejtësia, megjithatë thuhet se paneli është i bindur se ekziston rreziku se ata mund të pengojnë mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe të kryejnë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së.Kështu, thuhet se masa e paraburgimit zbut rreziqet ekzistuese të komunikimit dhe ofrojnë garanci të fortë kundër vizitave të pamonitoruara dhe komunikimet me anëtarët e familjes dhe vizitorët tjerë.

Nëpërmjet këtij vendimi, DHSK ka udhëzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës të paraburgimit ndaj Thaçit dhe Veselit jo më vonë se më 24 nëntor 2023.Aktakuza ndaj tyre është konfirmuar më 26 tetor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajçak: I hapur për një bashkërendim më të afërt

“Motori i përbashkët SHBA-BE nuk ka funksionuar”


Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!