MENU
klinika

Alarm për luftë

Sulmet e mlitantëve të Gazës, Ministria e Jashtme: Shqiptarët në Izrael të kontaktojnë me ambasadën!

07.10.2023 - 10:32

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me sulmin me raketa nga militantët e Gazës ndaj Izraelit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha se është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael, ku sipas të dhënave të deritanishme nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.

Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin:+972 54-4806601”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

Mohammed Deif, udhëheqësi i grupit militant, tha se 5.000 raketa janë hedhur në Izrael në atë që ai e quajti “Operacioni Al-Aksa Storm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN