MENU
klinika

Dibër

Theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, arrestohet 29-vjeçari

25.10.2023 - 11:21

Policia e Dibrës ka arrestuar 29-vjeçarin Leonard Lici, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Masa e sigurisë “arrest në shtëpi’ i ishte caktuar nga gjykata pas vite më parë ky shtetas ka përndjekur dhe kanosur një person.

“Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e Posaçme “Shqiponja”, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin L.L., 29 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Kanosja”, “Keqpërdorimi i thirrjeve telefonike”, “Përndjekja”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.