MENU
klinika

"Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë!"

Thirrja e Izraelit për evakuim, banori i Gazës: Nuk ka më vend të sigurt

13.10.2023 - 17:07

Ushtria izraelite drejtoi thirrjen për palestinezët në Veri të Gazës që të evakuohen në jug, por për banorët vendas duket se nuk ka më asnjë mënyrë për të shpëtuar.

Farah Abo Sedo ishte në qytetin e Gazës këtë mëngjes (13 Tetor) ndërsa tha për BBC se nuk dinte çfarë të bënte pasi dëgjoi paralajmërimin e evakuimit.

“Po shoh njerëz që mbajnë çantat e tyre sikur duan të ikin, por ku duhet të shkojmë?

Është një qytet i vogël, nuk ka shpëtim, ne po përpiqemi të shpëtojmë jetën tonë.

Na bombardojnë çdo natë pa mëshirë, nuk ka mbetur asgjë.

Askush nuk na mbron dhe nuk na dërgon ndihmë, nuk ka vend të sigurt këtu, ka shumë fëmijë dhe gra shtatzëna dhe askush nuk na ndihmon.“, tha banori.