MENU
klinika

Taksa nuk i 'vret' pronarët

Tiranë, 40 mijë banesa bosh!

01.10.2023 - 13:36

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua rritja e çmimit të referencës për banesat, e cila do të çojë më pas dhe në një rritje të çmimit në treg.

Tirana ka një stok të madh apartamentesh bosh, numri i të cilëve arrin deri në 40 mijë.

Një pjesë e tyre, u përkasin pronarëve të cilët i kanë regjistruar si prona të dyta e të treta e që nuk i shfrytëzojnë.

Por a do t’i vinte në lëvizje ata një politikë fiskale, që lidhet me rritjen e taksës së atyre mjediseve?

Pedagogia Merita Toska u shpreh për Money: “Nuk mendoj se ky është faktori që do të shiteshin shtëpitë. E para, pronarët do ta transferojnë cmimin te konsumatori, cka do të thotë se do të shohim një rritje artificiale të shitjeve dhe qirave.

E dyta, mendoj që më shume se ne të taksojmë shtëpinë e dytë, të tretë, të fillojmë ta mbledhim në mënyrë të njëtrajtshme, ku të ketë një fund kjo pjesa kur paguan e njëjta kategori njerëzish, dhe sigurisht të rregullohen të drejtat e pronësisë.

Në momentin kur ke një pallat të tërë të paregjistruar në ZRPP, si mund të shkojmë të paguajmë taksën. Pra, shteti nga një anë nuk përmbush detyrimet për të detyruar ndërtuesit të bëjnë regjistrimin e pronës, dhe nga ana tjetër kërkon të vjelë taksën.

Nga ana tjetër, shpresoj që me të njëjtat cmime të bëhet edhe shpronësimi i pronave”.

Sakaq ekspert i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, u shpreh: “Sektori i ndërtimit është sektor ku ka hyrë para informale, e cila ka shtrembëruar këtë status.Sic e thashë, ata që kanë fituar para nga aktivitete ilegale, nuk e ndiejnë.

Është një kosto për pastrimin e parave, që i shtohet edhe kostos së mbajtjes së apartamenteve.

Disa prej tyre mund t’i shesin, por nuk do të sjellë ndonjë ndryshim, sepse nuk më duket që do sjellë ndryshim, sepse nuk është zhvillim i natyrshëm i ekonomisë, kërkesë-ofertës, sic paraqitet…se kërkesë për të blerë me cmim deri 2500-4000 euro m2, vështirë se mund të ketë, kur ne e dime nivelin e rrogave që qytetarët të përballojnë këto cmime”.

“Rritja e taksave nuk më con këtu. Mblidhet vetëm 30% e potencialit dhe qytetarët, kur nuk paguajnë mbi këtë nivel, pse do të jenë më të gatshëm të paguajnë një nivel më të lartë takse. Nuk ka ndonjë mekanizëm që zgjidh shitjen objekteve të papërdorura, pasi shuma e kësaj takse nuk përbën ndonjë problem të madh.

Në fund të fundit, ai që mban objekte me vlerë të konsiderueshme nuk e ka problem të paguajë edhe për banesën që nuk e ka dhënë me qira, pasi shuma e kësaj takse për këtë kategori nuk përbën problem të madh

Diskutimi për pronat në Shqipëri ka prodhuar vetëm kaos. Kaos që ka buruar nga ligjet e ndërtuara keq, vëllavrasjet, ndërtimet pa leje, korrupsioni,bashkërponësia, zaptimi, pritjet për kthim e kompensim, dokumentet false e shumë të tjera si këto.

Ligji i ri i vitit 2026, sigurisht që nuk zgjidh asnjë prej tyre, por krijimi i një njësi të posacme, që do të migrojë të gjitha të dhënat që ka kadastra e sotme, dhe sidmos të dhënat që mblidhen nga CENSI, do të krijojë për herë të parë një regjistër të banesave.

Që nga momenti i migrimit të të dhënave, do të ketë inventar të plotë dhe mbi këtë bazë do të vendoset ai niveli i ri taksimi i ri që ka ligji dhe nuk e ka vendimi i Këshillit të Ministrave”, deklaroi Agron Haxhimali, nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Taksa e pronës do të bëhet më e shtrenjtë”

Eksperti i ekonomisë: Ja sa do të paguajnë qytetarët për banesat


Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri

Detajet e rëndësishme që do të bëjnë ndryshimin e madh

Formula e re për të rritur pensionet e ulëta