MENU
klinika

Emri

Tregtonte armë, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

24.10.2023 - 10:57

Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga në Durrës. Ai quhet Lorenc Luku, 38 vjeç, i cili më parë ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë operacionit të koduar “Baza”, policia zbuloi një banesë që Luku e kishte përshtatur për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.

Uniformat blu sekuestruan në këtë mënyrë 1 armë zjarri “Scorpion” me silenciator, 3 skelete pistoletash, një sasi të konsiderueshme fishekësh të armëve të zjarrit dhe të gjahut, 9 celularë dhe 5 ora dore të markave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon!

Sa vite burg kërkon për ish-kryetarin e bashkisë Durrës

Temperatura deri në -4 gradë Celsius

Kur rikthehen rrebeshet e shiut në vend

I rrethuar me mur dhe forca të shumta policie

Vendi ku do të vendosen kontejnerët me mbetje të rrezikshme