12.10.2023 - 15:42
– Shtyhet për 17 tetor seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. Avokatët e tij kërkuan dhe dorëheqjen e një prej anëtarëve të trupit gjykues, Etleva Deda. Sipas tyre, ajo ka shqyrtuar një kërkesë më herët dhe e e ka rrëzuar.
Gjithashtu ata paraqitën kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve, përfshirë edhe dërgimin e çështjes në gjyq.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.