Njeriu që ka porosituar dhe paguar dhomën nr.201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku për 40 minuta u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M, është Albi Ceno.
Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.
Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.
“Ora News” ka mësuar se futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në rregjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.
Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzën D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.
Për 40 minuta me rradhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.
Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërish ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjëndje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.
Menaxheri
Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, Albi Ceno, djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës, ka treguar se në datën 21 Tetor 2023 rreth orës 02:00 ka shkuar tek lokal “Barakuda” në Zvërnec, pasi e kishte ftuar shoku i tij, Oltjan Tahiri për të pirë një gotë.
Albi tregon se kur ka shkuar aty ka gjetur Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët ai nuk i njihte. Ata kanë qenë të ulur të tre së bashku, në një tavolinë dhe po pinin alkool.
Albi thotë se ka qëndruar rreth gjysëm ore i ulur së bashku me ata, duke konsumuar alkool dhe një cigare hashash. Rreth orës 02:45, Albi është larguar së bashku me D, ndërsa të tjerët kanë qëndruar tek lokal “Barakuda”.
Ai thotë se në momentin që kanë shkuar në Vlorë, vajza D, ka vjellë në makinë dhe kanë takuar shokun e Albit, Gentjano Mehmeti, të cilin e ka marrë në makinë dhe kanë shkuar tek Hotel “Fjortes”.
Albi sqaron se ka marrë një dhomë tek hotel “Fjortes” dhe ka çuar vajzën, pasi gjendja e saj ishte e keqe. Në momentin që e ka çuar në dhomë, i ka blerë “Limon Soda” dhe “Schveps”, duke e ndihmuar për të bërë dush në banjo.
Vajza më vonë është shtrirë në krevat, dhe e ka ngacmuar me duar por D. ka ndaluar pasi nuk ka qenë në gjendje.
Albi shprehet se vajzën në dhomën e hotelit e ka çuar Gentjano, ndërsa ai ka blerë “Limon Sodën” dhe “Zhvepsin” tek bari i hotelit dhe më pas është ngjitur dhe ai në dhomë.
Ai deklaron se në dhomë ka qëndruar me vajzën dhe Gentjanon më vonë, aty ka ardhur edhe Oltjani.
Në atë moment, ai dhe Gentjani janë larguar në drejtim të banesës së tyre, ndërsa D. e kanë lënë me Oltjanin, pasi ishte e njohura e tij.
Albi tregon se kanë konsumuar hashash i cili gjendej mbi tavolinë, dhe nuk kishte dijeni se kujt i përkiste. Ai shprehet se D. ishte larguar me të për ta shoqëruar, duke shtuar se nuk e ka çuar në spital atë pasi ka menduar ta ndihmonte vetë në ambjentet e hotelit.
Në dhomën e hotelit D., sipas deklaruesit e ka çuar ai me Gentjanon, të cilët kanë qëndruar së bashku me vajzën rreth 30-40 minuta, dhe më pas ka vajtur Oltjani, dhe të katërt kanë qëndruar rreth 40 minuta.
Ky person tregon se D. i ka ngacmuar vetë dhe është përpjekur të kryente seks oral me atë, Gentjanon dhe Oltjanin, por nuk ka arritur të kryente pasi ka qenë në gjendje shumë të dehur.
Ndaj dy personave të arrestuar Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri, gjykata e Vlorës vendosi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të cilët akuzohen për veprën penalë të “Marëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Nxitja për përdorim të drogës”. Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë dy protagonistët e tjerë shtetasit Gentjano Mehmeti dhe Vilion Kapaj./oranews