MENU
klinika

Studimi

Vajzat në Evropë, shëndet mendor më të dobët se djemtë

21.10.2023 - 21:11

Sipas një sondazhi të ri nga Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Evropë, vajzat adoleshente kanë më pak kënaqësi për jetën dhe mirëqenien mendore sesa djemtë.

Raporti bazohet në të dhënat nga afro 280,000 djem dhe vajza të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga 44 vende në Evropë dhe Azinë Qendrore.

OBSH tha se boshllëqet përkeqësohen me adoleshentët më të rritur, pasi vajzat 15-vjeçare tregojnë rezultatet më të këqija.

Rreth një e katërta e vajzave 15-vjeçare thanë se ndiheshin të vetmuara shumicën e kohës, krahasuar me rreth një në shtatë djem, tregoi sondazhi.

Gjetjet u publikuan në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor në nivel global.

“Sfidat me të cilat përballen të rinjtë sot janë të ndryshme dhe kërkuese, duke filluar nga kriza klimatike te presionet akademike dhe pritshmëritë sociale deri te ndikimi i përhapur i mediave sociale,” tha Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.

“Është përgjegjësia jonë kolektive të sigurojmë që ata të kenë mbështetjen dhe burimet që u nevojiten për të lundruar me sukses në këto sfida”.