MENU
klinika

Kler Çaku fiton shtatë ndeshje dhe merr trofeun

Vetëm 13 vjeç, Shqipëria ka një kampione Europe në shah!

01.10.2023 - 16:11

Sportistja e Teutës, Kler Çaku ka fituar titullin kampion në shah, për moshat deri në 14 vjeç. Sportistja shqiptare është kampione Europe në shah, kjo pas suksesit në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni. Vetëm 13-vjeçare, Çaku ia ka dalë që të sigurojë shtatë fitore dhe dy barazime në këtë turne, teksa në fund është shpallur kampione në kategorinë e saj.

Turneu i të rinjve të shahut u zhvillua prej disa ditësh në Slloveni, aty ku Shqipëria ka dalë me një kampione të re Europe. Pjesë e Teutës, Çaku do jetë pjesëmarrëse në Kupën Europiane për Klube 2023 me ekipin e saj, teksa pritet me interes rezultati i saj.

Në Durrës nisi dje eventi i Kampionatit Europian për Klube, ngjarja më e madhe sportive e këtij niveli, me pjesëmarrjen edhe të kampionit të këtij sporti, Magnus Scarlsen.

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos